Çfarë bëjnë shqiptarët në Angli? 202 kombësi punojnë në spitale, Shqipëria nuk ekziston në listë (FOTO)

Bota

Është e njohur se sisemi shëndetësor në britani është i varur nga stafi i huaj.

Dhe një infografik i ri, i lëshuar nga një grup hulumtues i Parlamentit, zbulon saktësisht se ku janë të punësuarit në shërbimin shëndetësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Biblioteka e Dhomës së Përfaqësuesve tregon se janë 976,288 punonjës britanikë që punojnë në siste, - ekuivalente me 87.5 për qind.

Nga ana tjetër, 137,000 mjekë, infermierë dhe staf infrastrukturash janë shtetas të vendeve të tjera, duke përfshirë vetëm nën 62,000 shtetas të BE-së - rreth 5.6 përqind.

Shifrat, gjithashtu tregojnë në detaj shifrat e 202 kombësive që punojnë në shërbimin shëndetësor. Por ndërkohë që Anglia ka një numër shumë të lartë emigrantësh shqiptarë, duket se punët më të mira ia kanë kaluar edhe irakienët, nepalzët, nigrian, turq, etj.

Në listën kryesore të emigrantëve që punojnë në sitemin shëndetësor anglez, Shqipëria është inekzistente, çka do të thotë se numri i atyre që mund të punojnë në spitale është zero apo i pa llogaritshëm./lajmifundit.al

Burimi:http://www.dailymail.co.uk/health/article-5367011/The-202-nationalities-working-NHS.html

ME TE LEXUARAT