“Çështja Llalla”, gazetari hedh bombën: SHBA ka një listë me…

Aktualitet

Ka hedhur serish nje deklarate te forte ne opinionin publik gazetari i njohur Artan Hoxha.

Teksa ishte kete te hene ne mbremje në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News 24” tha se është e sigurtë që SHBA ka një listë me persona të tjerë dhe se nuk është vetëm Llalla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hoxha gjithashtu tha se shpallja ‘non grata’ e ish-kryeprokurorit është një mesazh të qartë që i kanë dhënë të gjithë politikës.

“Për mua është një mesazh i qartë që i kanë dhënë të gjithë politikave, që kanë sabotuar Reformën në Drejtësi. Është një mesazh të qartë për ata që e kanë propozuar emëruar dhe e kanë mbështetur Adriatik Lalla.

Në deklaratën e ambasadës amerikane është thënë se Llalla nuk donte të hetonte politikanë. Është një mesazh se si u vu Llalla, propozim i Metës dhe miratim i Berishës. Ai ka qenë prokurori që ka patur atmosferën më të rehatshme për të hetuar.

U vu nga mazhoranca e djathtë dhe qeverisi me maxhorancën e majtë.

Avioni ra një drogë në Ishëm, dhe u kap piloti të gjallë për herë të parë, kush e kishte dhënë sigurinë se do vinte në Shqipëri. Atë e lanë pa i marrë asnjë detaj. Pse Llalla e mbajti kot për 5 muaj, pse nuk e zbërthyen. Në deklaratën e sekretarit ë shtetit thuhet se ka informacione të besueshme”, tha Hoxha

A ka të tjerë në listë?

Kjo është e sigurt që ka të tjerë në listë, formën dhe mënyrën nuk e di nëse si do të veprohet.

ME TE LEXUARAT