“Çështja e Rrugëve”, ja çfarë do të kërkojnë prokurorët për Xhikën dhe varësit e tij

Dashamir Xhika, ish-drejtori i Autoritet Rrugor pritet të dalë para Gjykatë së Krimeve të Rënda të mërkurën për abuzimet e kryera në rrugën Tiranë-Elbasan. Prokuroria do të kërkojë lënien në qeli për të deri në përfundim të këtij hetimi. E njëjta masë do të kërkohet edhe për dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka dhe për Albens Alite.

Sipas Prokurorisë, këta persona në bashkëpunim më njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, të cilët po hetohen, dyshohet të jenë pjesë e skeme korruptive, e cila i ka sjellë buxhetit të shtetit të paktën 54 milionë dollarë dëme.

Kliko per me shume info

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda këtë të hënë është zhvilluar një takim pune mes policisë së Krimit Ekonomik dhe prokurorëve të çështjes. Nuk jepen detaje se për çfarë është diskutuar dhe cili do jetë hapi veprimi tjetër hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hetuesit kanë sekuestruar nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Transporteve të gjitha praktikat e ndjekura për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, për të parë nëse përputhen punimet që janë kryer më paratë që kanë dalë nga buxheti.

Prokuroria i ka shtrirë hetimet edhe në Ministrinë e Transporteve dhe priten arrestime të ish–zyrtarëve të tjerë. Prokuroria ka në tavolinë dy kallëzime të bëra për këtë segment, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë./Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.