Celine Dion flet me shpirtin e bashkëshortit para se të dalë në skenë

Këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On” pësoi një tronditje të madhe dy vite më parë kur bashkëshorti i saj i ndjerë humbi betejën me sëmundjen e kancerit.

Në një intervistë për “Sunday Telegraph” Celine ka treguar se ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj dhe beson se shpirti i tij i sjell paqe, fat dhe qetësi.

Kliko per me shume info

Një natë para se të dalë në skenë për të performuar 49-vjeçarja ka treguar se shtrëngon statujën prej brozni me dorën e tij dhe lutet që çdo gjë të shkojë mirë.

Shpeshherë ajo lutet për të duke shpresuar se shpirti i tij të ketë gjetur qetësi. “Edhe pse ai ka ikur unë akoma vazhdoj e flas me të. Angelil gjithmonë ka dashur që unë të vazhdoj të performoj në skenë dhe para se ta bëj komunikoj dhe lutem me të” -është shprehur Dion gjatë intervistës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here