Çanit i zënë fronin, i marrin audiencën një grup fëmijësh

Showbiz

Padyshim që kjo e premte nuk ka qenë shumë me fat për Arjan Canin.

Ai gjithmonë ka qenë mbreti i audiencës por këtë herë ja ka marrë fronin një grup fëmijësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rendin e gjërave e kanë prishur një grup fëmijësh të talentuar, të grumbulluar nën logon ‘Voice kids’ në televizionin Top Channel.

Të përplasur në të njëjtën fashë orare, që përbën prime time-in televiziv, mes ‘Zonë e lirë’ dhe ‘Voice kids’, të dyja të formatit argëtues, nuk ka patur betejë.

Spektakli i Top Channel, që në fillim, ka siguruar dominancë dhe e ka ruajtur deri në mbyllje.

Matjet e audiencës për katër televizonet kombëtare TVSH, Top Channel, Klan dhe Vizion Plus bëhen nga Abacus Research dhe publikohen çdo ditë nga Politiko.al.

ME TE LEXUARAT