Caktohet data, ja kur testohen mësuesit për shtesë mbi pagë

Caktohet data e provimit që duhet t’i nënshtrohen të gjithë mësuesit që kanë pesë, dhjetë apo njëzet vite punë në arsim dhe dëshirojnë të kualifikohen më tej e njëkohë- sisht, edhe të përfitojnë shtesë mbi pagë.

“Panorama” zbardh shkresën që Ministria e Arsimit iu ka nisur dy ditë më parë, të gjitha njësive arsimore vendore, ku i informon se testi në fjalë do të zhvillohet më datë 21 prill. “Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2017-2018, do të zhvillohet në datën 21.04.2017, ora 10:30, në Tiranë, në mjediset e planifikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit”.

Kliko per me shume info

URDHRI

Në shkresë nënvizohet se programet orientuese për secilin profil janë tashmë online, ndërsa mësuesit që do të marrin pjesë në testim, kanë tri javë afat për të dorëzuar dokumentet, pjesë të portofolit profesional dhe atij personal.

“Mësuesit kandidatë për provimet e kualifikimit, të plotësojnë formularët e aplikimit për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe të dorëzojnë portofolat e tyre sipas profileve përkatëse, brenda datës 20 shkurt 2018”.

Një komision i posaçëm vlerëson dhe s’kualifikon nga provimi kandidatët, që nuk fitojnë të paktën 5 pikë nga 15 të mundshme. Numri i atyre që do të testohen këtë vit në rang kombëtar, do të merret vesh vetëm një javë më vonë, kur DAR/ZA-të do të hartojnë fillimisht, e më vonë t’ia nisin listën e kandidatëve për provimin e kualifikimit, Institutit të Zhvillimit të Arsimit, institucionit përgjegjës për provimin.

RRITJA

Mësuesit që nuk kalojnë me sukses provimin, kanë të drejtë t’i nënshtrohen deri në tri herë, ndërsa kaluesit, përveçse ngjiten një shkallë më lart në karrierë, përfitojnë edhe shtesën në pagë, e cila korrespondon me vitet e punës që kanë në arsim (në përqindje). Kështu, mësuesit me mbi 5 vite përvojë, fitojnë kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe 5% shtesë mbi pagën, ata me mbi 10 vite punë ose “Mësues specialist”, fitojnë 10% më shumë mbi pagë.

Ndërsa arsimtarët me përvojë më shumë se 20- vjeçare bëhen “Mësues mjeshtër”, duke përfituar rritje 20 për qind. theksojmë se përllogaritja bëhet mbi pagën bazë, e cila vazhdon të jetë e pandryshueshme (14 mijë lekë), edhe pse pagat kanë pësuar rritje.

Referuar kësaj të fundit, rritja për tri kategoritë është përkatësisht 700, 1400 dhe 2800 lekë në muaj për të gjithë mësuesit, që kalojnë me sukses provimin e prillit. Vitet e kaluara, kjo rritje është reflektuar në pagë duke nisur nga muaji korrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here