Pakti detar me Greqinë, Bushati kërkon plotfuqishmërinë, Meta thërret Topin e Berishën

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkon plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave të Shqipërisë me Greqinë. Këtë e konfirmon zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Edhe zyra e shtypit të presidentit të Republikës pranon që kjo letër të ndodhet në tryezën e kreut të shtetit. Gjatë paradites presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Bujar Nishani, por nuk jepen detaje për çfarë është diskutuar.

Kliko per me shume info

Disa ditë më parë ish-presidenti i Republikës ka deklaruar se deri më 24 Korrik të vitit 2017 në institucionin e presidentit nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga qeveria për plotfuqishmërinë ndonëse negociatat janë zhvilluar edhe përpara kësaj date.

Në media, pala greke ka deklaruar se marrëveshja do të finalizohet në takimin Rama-Tsipras, që do të zhvillohet në muajin Prill të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here