Shifra e rëndë, MD: 130 efektivë të burgjeve me precedentë penal

Aktualitet

Fakte te renda jane identifikuar nga verifikimet ne burgje. Nga verifikimet e deritanishme nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 punonjës të burgjeve janë me dënime penale.

Ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë për verifikimin e pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjendjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky verifikim bazohet në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku shprehimisht thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.

Mësohet se si masë paraprake do të fillojë procedimin disiplinor ndaj personave që kanë rezultuar me rekorde penale.

ME TE LEXUARAT