Abuzimet me rrugët, "arrest me burg" për Dashamir Xhikën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë

Aktualitet

Dashamir Xhika, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve do të qëndrojë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur “arrest me burg” për të. Xhika akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e rrugëve.

Po ashtu, Gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për dy ish-zyrtarët e arrestuar bashkë me të, Ish-Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit Aksel Qurduka dhe për Albens Alite dhe ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të tri zyrtarët janë akuzuar për një dëm shkaktuar Buxhetit të Shtetit prej 53 983 340 dollarësh për rrugën Tiranë-Elbasan.

ME TE LEXUARAT