EMRAT/ Lihet në burg banda e kokainës në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë, arrest me burg për 7 të arrestuarit si pjesë e grupit të kokainës, të cilët u arrestuan tre ditë më parë.

Kështu, në burg u la 42-vjeçari Helidon Marku, i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, 30 vjeç, Erjon Zekaj, 31 vjeç, Saimir Arçi, 31 vjeç, Aldo Vruçaj 28 vjeç dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç.

LEXO EDHE:  "Le të guxojë po t'ia mbajë by***!" PLAS në Bllok SHERRI mes Tahirit e Gaz Demit
Kliko per me shume info

Për Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, gjykata dha arrest me burg me afat 30 ditë.

Të arrestuarit akuzohen për krijimin e një grupi kriminal në fushën e shitjes së narkotikëve.

Ata u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 3 Shkurt, në një lokal nate në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Ky ishte vendi ku shpërndahej rregullisht kokainë prej të paktën 3 vitesh.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane ka një thirrje: Ja çfarë duhet të bëni nëse doni të forconi Shqipërinë

Policia gjatë operacionit sekuestroi 2.2 kg kokainë, 489 mijë lekë, 635 euro, tri automjete, 10 telefona celular etj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here