Reshjet e borës, izolohen fshtatrat në Kukës, bllokim rrugësh në Korcë

Reshje të forta bore ranë gjatë natës në verilindje të vendit ne qarkun e Kukesit. Për orë me radhe ato vazhduan me intensitet dhe në Rrugën e Kombit, tek tuneli i Kalimashit, trashësia shkoi 10 centimetra.

Makineritë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për largimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës.
Ndërkohë, reshjet kanë pushuar, por temperaturat po ruajnë vlerat e tyre pozitive.

Kliko per me shume info

Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë dhe pa problem, ndërsa në disa akse rurale në Kalis, Arren, Gryjecaje ka vështirësi në qarkullim.

Energjia elektrike pati ndërprerje të herëpashershme gjatë natës, si pasojë e erërave të forta, ndërsa sot është normalizuar.

Nderkohe në zonat turistike të Korçës, lëvizja me mjete të ulëta është e pamundur. Reshjet e borës kanë bërë të pakalueshme disa rrugë. Në Dardhë, trashësia e borës është 50 centimetra.

Një fundjavë që do të kalohej bukur në pjesën turistike të Korçës. Por që bora e ka vështirësuar lëvizjen drejt zonave malore.

Dhe pse te pajisur me zinxhirë shumë drejtues mjetesh nuk e kanë patur të lehtë të mbërrijnë në destinacion.

Reshjet po vazhdojnë me intensitet prej prej 48 orësh. Në Dardhë, trashësia e borës i ka kaluar 50 centimetra.

Rruga Boboshticë-Dardhë, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, por policia këshillon përdorimin e mjeteve me kalueshmëri të lartë.

Në rrugën Korçë-Kapshticë, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe qarkullimi i mjeteve nuk paraqet probleme.

Por rrugët e tjera nacionale të qarkut të Korçës janë të hapura./abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.