Borë dhe akull në Qafë Thanë, vështirësohet qarkullimi

Aktualitet

Reshjet e borës kanë përfshirë shumicën e territorit të vendit duke shkaktur probleme në aksin Prrenjas-Qafë Thanë duke bllokuar të gjithë automjetet të cilat nuk kanë pasur zinxhirë.

Policia ka shkuar për të menaxhuar situatën duke mos lejuar qarkullimin e makinave pa zinxhir, duke krijuar një radhë të gjatë automjetesh prej më shumë se një kilometrash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aksin Pogradec- Qafë Thanë, mjetet lëvizin me vështirësi. Mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur të hapur aksin nacional.

Gjithashtu po punohet edhe në segmentin në drejtim të pikës kufitare të Qafë Thanës. Lëvizja drejt Dardhës gjithashtu vetëm me zinxhirë, ndërsa në zonat e tjera të në rajonin Juglindor ka reshje shiu me intensitet të lartë.

Aksi Librazhd-Bulqizë i pakalueshëm, segmenti Shkalka e Lunikut- Stëblevë i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu në aksin rrugor Orenjë- Librazhd dhe Prrenjas- Qafë Thanë kalohet me zinxhirë.

ME TE LEXUARAT