Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Londër

Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur më 11 janar pasi është gjetur një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza.

Arma është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.

Kliko per me shume info

“Nga policia ka nisur zbatimi i masës përjashtuese prej 214 metrash. Si rezultat, Aeroporti i qytetit të Londrës është aktualisht i mbyllur”, është thënë në deklaratën e aeroportit.

Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, është njoftuar në këtë deklaratë.

Ky aeroport është shumë më i vogël në krahasim me Aeroportin Heathroë që gjendet më larg kryqytetit.

Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë në periudhën e shtatorit 1940 deri në maj të vitit 1941. /REL

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here