Boçi publikon foton: Entuziazmi i PS kundër fëmijëve për tekstet falas

Kliko per me shume info

Deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar një fotografi, marrë në çastin kur mazhoranca votonte në mes të protestës së opozitës, nga votimi i djeshëm në Kuvend i socialistëve, të cilit i ka vënë emrin “Vota kundër nxënësve”.

Boçi shkruan se ky moment nuk u kap nga kamerat dje, ” momenti i gadishmërisë dhe entuziazmit të socialistëve për të votuar kundër fëmijëve për tekstet falas!

Kliko per me shume info

Kryeministri që harxhon 30 milionë euro për estravagancën e zyrave e makinave të veta nuk denjon të japë vetëm 9 milion euro për nxënësit që të kenë tekste falas, – shkruan ai. – Rama që kujdeset të kombinojë perdet e zyrës me çorapet e veta, nuk pranon të kombinojë mësimdhënien me tekste të dhëna falas nga shteti për fëmijët.”

Dje në Kuvend ishte për votim, projektligji i propozuar nga PD, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin 69/2012 “Per arsimin parauniversitar ne Republiken e Shqiperise” , i cili mundesonte shpemdarjen e teksteve falas per nxenesit qe ndjekin arsimin e detyruar ne shkollat publike ne Republiken e Shqiperise. Ai u hodh poshtë nga mazhoranca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.