Blendi Fevziun dhe Bes Kallakun i bashkon kjo nismë

Dy ditë pasi në media u publikuan disa dokumente, ku qeveria ka miratuar ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, pati reagime.

Ky projekt po shkakton reagim të ashpër në shumë figura të njohura. I pari që reagoi për këtë çështje ishte Turjan Hyska, i cili e quajti të turpëshme dhe tradhëti kombëtare.

Kliko per me shume info

Tanimë këtyre reagimeve i është shtuar edhe moderatori i njohur Blendi Fevziu, i cili i kushtoi një postim të gjërë.

“Kjo është një nga ujvarat më të bukura në Shqipëri. Gjendet në mes të kanioneve të Osumit, një mrekulli natyrore e mbrojtur me ligj. Nesër kjo ujvarë mund të mos jetë më sepse është vendosur ndërtimi i një hidrocentrali.

Përtej të qenit një vendim korruptiv ai i heq të drejtën mijëra shqiptarëve të shijojnë një mrekulli të natyrës, vetëm për arsyen që një apo dy veta të fitojnë ca para më shumë.

Turp për të gjithë. Ata që duan ta shkatërrojnë këtë pasuri natyrore, ata që kanë dhënë leje ta shkatërrojnë dhe ata që heshtin përballë kësaj. Solidarizohuni të gjithë për të penguar këtë masakër”, ka shkruar Fevziu.

Menjëherë pas këtiju statusi ka reaguar edhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku. “Pasuritë dhe bukuritë që na i ka falur zoti, na i ka fal natyra, duam t’i shkatërrojmë. I bashkohem ekipit që thonë ndal kësaj masakre mjedisore”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here