“S’do martohesh me kosovarin”, si e rrëmbeu të bijën biznesmeni që u vra dje në Tiranë

Memli Begalla, i cili u ekzekutua me silenciator me një plumb në kokë, ka qenë i njohur për kronikat edhe në vitin 2009.

Bashkë me të birin Lilin, Begalla, që asokohe njihej me emrin Farim ishin arrestuar në Bari të Italisë pasi kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe po e kthente nga Zvicra drejt Shqipërisë me forcë, pasi nuk donte që e bija të martohej me një shtetas kosovar.

LEXO EDHE:  Mbyllet kompania “Gulf” mashtroi qytetarët me tollonat e karburantit
Kliko per me shume info

Ja çfarë shkruante La Gazzetta del Mezzogiorno lidhur me ngjarjen:

Pasi i kishte thënë prerë se “nuk do martohesh me kosovar”, dy qytetarë shqiptarë, babai dhe vëllai i 27-vjeçares që pritej të bëhej nuse, e kanë detyruar me forcë që të hipë në makinë dhe nga një qytet i papërcaktuar në Zvicër mbërritën në Bari për të shkuar në Shqipëri. Por në port mbërriti kërkesa ndërkombëtare e arrestit nga autoritetet zvicerane dhe policia kufitare i bllokoi rrëmbyesit, të cilët ndodhen në një burg të Barit. Vajza e re u nis për në Zvicër, ku punon në një agjenci udhëtimesh.

LEXO EDHE:  Deklarata e Spartak Ngjelës, historia jonë po fillon

Për këtë çështje nuk u mësuan detaje të mëtejshme, përveç faktit që akuzat e ngritura ndaj Afrim Begallës, 56 vjeç dhe të të birit Lili, 29 vjeç janë ajo e rrëmbimit të personit dhe heqjes së lirisë; se rrëmbimi është kryer më 9 dhjetor dhe se arrestimi i dy shqiptarëve ndodhi dje në mëngjes (11 dhjetor 2009).

LEXO EDHE:  U hodh vetë nga makina? Zbulohet si ndodhi aksidenti i 55 vjeçares në Elbasan

Pasi është marrë në pyetje nga hetuesit barezë, vajza që do të bëhej nuse u përpoq ta minimizonte ngjarjen, e cila ama kishte ndodhur në praninë e mjaft dëhsmitarëve, mes të cilëve ishte edhe i fejuari i saj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here