Biznesmeni i vrarë në Tiranë, i dënuar 6 vite burg për 5 mijë dollarë të falsifikuara

Biznesmeni i vrare ne Tirane Afrim Begalla u dënua me 6 vite burg për 5 mijë dollarë të falsifikuara. Ky ka qene vendimi i dhene ne rrathanat e meposhtme nga gjykata e Apelit ne Tirane:

“Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar se i gjykuari Afrim Begalla me date 20.12.1998 ka shkuar tek tregu i valutes se qytetit Tirane per te kembyer nje sasi dollaresh te cilet kane dale se ishin te fallsifikuar. Ai fillimisht ka pyetur ne lidhje me kursin e kembimit dhe me pas ka rene ne marreveshje me Agim Mertiraj qe te blente nga ky i fundit dollare. Kambistet me te cilet bisedoi krijuan besim tek ai se do te blinte dollare dhe per kete ishte ne pritje te lekeve.

Kliko per me shume info

I gjykuari pasi kishte vene ne dore 5000 $ nga i demtuari Agim Mertiraj i kthen ketij te fundit 5000 $ te fallsifikuara “per shkak se nuk i sollen leket personat qe ai priste”. Sapo eshte larguar nga vendi ku u krye veprimi i kembimit i gjykuari, te demtuarit konstatuan se dollaret qe ai (i gjykuari) ju kishte dhene ishin te fallsifikuara. Ne keto kushte ato i jane vene ne ndjekje dhe e kane kapur dhe te gjykuarit i jane gjetur 5000 $.

Per sa me siper gjykata ka deklaruar fajtore dhe denuar Afrim Begallen per vepren penale te venies ne qarkullim te monedhave te fallsifikuara parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

Pretendimet e paraqitura ne rekursin e te gjykuarit pjeserisht qendrojne e duhet te merren ne konsiderate, ndersa persa i perket faktit se ai nuk e ka kryer vepren eshte pretendim i pabazuar e ne kundershtim me te gjitha aktet e ndodhura ne dosje per rrjedhoje ky i fundit nuk duhet t’i merret ne konsiderate. Gjykatat konform kerkesave te neneve 151 e vijues te K.Pr.Penale kane shqyrtuar nje numer te konsiderueshem provash gjate shqyrtimit gjyqesor.

Vendimi i gjykates se apelit duhet te ndryshohet lidhur me masen e denimit. Ne caktimin e denimit per te gjykuarin Afrim Begalla duhet te ishte zbatuar neni 183 i ndryshuar me ligjin nr. 8733 date 24.1.2001, i cili ne kuptim te nenit 3 te Kodit Penal, eshte me i favorshem per te gjykuarin Afrim Begalla”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here