FOTO/ U vra me plumb në kokë, biznesmeni mund ta ketë njohur atentatorin

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 64-vjecarit Memli (Afrim) Begalla mbrëmë në kryeqytet.

Mësohet se viktima është qëlluar në momentin që ka qenë duke hipur në mjetin e tij. Burime bëjnë me dije se viktima mund të ketë njohur atentatorin pasi është qëlluar me një plumb në kokë nga afër.

Kliko per me shume info

Arma dyshohet të ketë qenë me silenciator pasi as banoret e pallatit dhe as bizneset afër nuk kane dëgjuar të shtëna me armë në rrugën “Nikolla Tupe”.

Kanë qenë kalimtarët që kanë parë trupin e shtrire në tokë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet te jene konfliktet për shkak te borxheve te shumta.

Sipas specialisteve të krimit ekonomik viktima kishte nen administrim disa biznese. Ishte administrator i kompanisë “LAB”, i 2 dyqaneve qe tregtojnë goma, një ne autostrade dhe një ne Yzberisht. Afrim Begalla cili ka ndërruar emrin në Memli Begalla rezulton që tu ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh.

Me disa prej të cilëve ishte ende në procese gjyqësore. Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmëruar pasi rreth 3 vite me parë Begeajt në po të njëjtin vend ku u ekzekutua iu dogj qëllimisht automjeti i tij ‘land rover’ që kishte në përdorim.

Policia ka verifikuar personat që viktima ka pasur konflikte për borxhe. Gjate mesnatës në drejtorinë e policisë të Tiranës është shoqëruar një person si i dyshuar per ngjarjen. Po verifikohet alibia e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.