Bisedimet, Kryeministri grek merr vendimin e madh për negociatat me Shqipërinë

Politikë

Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për çështjet  e pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke thonë për Top Channel se dy ditë më parë kryeministri grek ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se në Kretë, në Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe pak prej pikave me të cilat dy palët nuk kishin një pozicion përfundimtar.

Sakaq, tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se se marrëveshja e shumëpërfolur me shtetin shqiptar është mbyllur që prej një muaji. Ndërsa nga pala shqiptare ende nuk ka një reagim zyrtar.

ME TE LEXUARAT