Zyrtare, ish-gjyqtari i lartë që dha dorëheqjen i shpëton vettingut

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Besnik Imeraj nuk do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut. Ai dha dorëheqjen dy javë më parë si dhe i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të ndërpriste procesin e rivlerësimit ndaj tij. Me vendimin e sotëm, KPK ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

Ia mbathi nga drejtësia, ish- gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj i shpëton vettingu ( Zbulohet urdhri)

Kliko per me shume info

Njoftimi i KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.