Berisha, Ramës: Ti s'ke shokë! Sulmon mediat, universitetin dhe artistët

Aktualitet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për takimin e djeshëm me senatin e Universitetit të Tiranës, për të cilin tha se u foli pedagogëve me “gjuhën e Shullazit.

Gjatë replikave në Parlament, Berisha e konsideroi “sulm frontal” sjelljen e Kryeministrit me pedagogët. Sipas tij, shkak i këtij sulmi, është ligji për arsimin e lartë dhe tenderat korruptivë për Universitetin e Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë seancë shqiptarët panë kreun e të gjitha të këqijave në Shqipëri që ka ndërmarrë nga pozitat e injorancës totale të dështimit të plotë, të zhulit të injorancës, një sulm frontal kundër elitës së kombit. Kjo që zhvillohet sot në Shqipëri është relikë e kohëravë më të zeza të këtij vendi.

Siç dëshmon Pisa, në dy vlerësimet e saj, ky sistem filloi ngjitjen pavarësisht se injorantët këtu pas meje nuk dinë as të lexojnë Pisën. Nuk kanë asgjë të përbashkët për arsimin, për shkollën. Me atë ligj që ky mburret, ka vendosur për fëmijët tuaj tarifat më të larta. Me ligjin që bëri paratë e taksave tuaja ja u kalon universiteteve që u sjellin me çanta Eurot në zyrë.

Ka 5 vite që ka ndaluar doktoraturat në universitetet publike dhe vazhdojnë pa asnjë ligj në universitetet private. Pasi dështoi të emërojë Rektorin me Shullazët e tij, shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit. Edhe Shullazi do ta kishte lakmi atë gjuhë që përdori. Sepse janë tenderat që duhet bërë universiteti dhe tani me Mynyr Konin nuk bëjnë dot pazaret. Kjo është e gjithë problemi. Dhe tani o burra të shkatërrojmë Universitetin publik të Tiranës. Është korrupsioni më i madh se mali i Dajtit”, u shpreh Berisha.

Në këtë aspekt, ish-Kryeministri foli edhe për debatin me artistët dhe Teatrin Kombëtar. Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë shok përveç vetes, sepse sulmon mediat, universitetin dhe artistët.

“Ti nuk ke shok, ke shok veten tënde… Të quash universitetin bishti i fundit i kavallit, tregon gjuhën e një ordineri. Mediat janë kazan, universiteti bisht kavalli, artistët nuk dinë ç’kërkojnë… Ka qenë një Petro Koleka, i cmendur që sillej vërdallë në Vlorë për 20 vjet. Ai ka qenë gjyshi i tij. Ky ka rrjedhur, ka luajtur dhe i çmendur fare.

Në zhgarravinat e tua gjetën drogë. Janë shumë serioze. Nëse unë e shtoj, ja ku janë mediat, të më demaskojnë deri në fund. I ftoj t’i shkojnë deri në fund”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha. /tvklan/

 

ME TE LEXUARAT