Berisha: Nxirreni jashtë! Rama e fyen: Erdhe nga lidhja e ngushtë me lopët

Seanca plenare e sotme është përfshirë nga debate të ashpra mes kryeministri Rama dhe ish-kryeministrit Berisha. Deputeti demokrat tha se Rama ditën e djeshme foli me pedagoget me gjuhën e Shullazit.

Si përgjigje, kreu i qeverisë e ka ironizuar duke thënë se Berisha ka ardhur këtu nga lidhja e ngushtë me lopët dhe delet. Berisha pasi përfundoi fjalimin flet nga vendi pa mikrofon:

Kliko per me shume info

Berisha: Nxirreni jashtë…

Edi Rama: Ulu ulu…

O Sali ju këtu hoqët këpucët dhe nuk ju nxori njeri jashtë!

Kështu që e di, edhe nuk të vë faj se është ajo thirrja e të parëve kur i shifje njerëzit nga flokët e gjata dhe nga barsetat si Zdravko Çoliç. Ke qenë atëhere, ishe në krye të luftës kundër shfaqjeve të huaja, ke qenë sekretar partie në fakultet dhe luftoje me pantallonat kauboj, megjithëse ishe Boy of caus sepse kishte ardhur këtu nga lidhja e ngushtë me lopët dhe delet sic e ke thënë edhe vet, luftoje këta që mbanin pantallon kauboj. Megjithatë nuk ka problem. Vetëm një problem ka, na ule nivelin e bisedës që ngriti profesori.

Sali Berisha: Kriminelët morën pushtetin dhe iu përveshën elitës kombëtare. Në aktet e para që ka bërë do t’i marrë hua fjalën Petrit Vasilit, ky i pakshkolluar ishte beteja me arsimin e vendit. Asgjë nuk ka për një komb më të vështirë se sistemi arsimor. Asgjë ska më delikat, por sic dëshmon PISA në 2 vlerësimiet e saj ky sistem filloi ngjitjen, pavarësisht se injorantet këtu pas meje, Noriega dhe Ndrikur Nikolla nuk dinë të lexojnë PISË-n.

Nuk kanë asgjë të përbashkët me arsimin, me shkollën, me inteligjencën. Në një urrejte patollogjike atrore është vërsulur kundër universiteve. Me atë ligj që ky mburret ka vendosur për fëmijët tuaj tarifat më të larta të kontinentit europian në proporcion 3-7 herë më të lartë se në cdo vend tjetër, përjashto këtu Britaninë e Madhe.

Me ligjin që bëri, paratë e taksave tuaja iu kalon universiteteve që ja sjellin me çanta paratë në zyrë. Ka 5 vite që ka ndaluar doktoraturat në Universitet publike dhe vazhdojnë në universitetet private sepse ndajnë nga 8 mijë euro. A e dini ju të dashur qytetar që pasi dështoi, të emërojë rektorin me Shullazët e tij shkoi dje dhe foli me gjuhën e Shullazit para trupës së akadmeikëve edhe Shullazi do ta kishte lakmi atë gjuhë që përdori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.