‘Pilaf, groshë e tapë’, Berisha mbron Shehin: Më mirë raki se kokainë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje deputetit të PD-së, Dash Shehut pas ironisë së Ramës me këtë të fundit.

“U përpoqe të ofendosh Shehin se e kthen edhe nga një gotë, por njëmijë herë më mirë gota se kokaina, se sa të dorëzosh vëllanë për të mbushur me milionat e kokainës pasurinë tënde. Fole, por nuk u the shqiptarëve cilën vrimë miu zgjodhe me 27 janar. Pse nuk pati besim te ‘oficerët’, por u fut në vrimën e miut” tha Berisha.

LEXO EDHE:  Negociatat, Krichbaum: S’është koha për Shqipërinë! Problem, korrupsioni dhe krimi
Kliko per me shume info

Rama tha se Shehu kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë.

“Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen”, tha Rama.

LEXO EDHE:  “Na vret Zoti të ankohemi, ti të jesh mirë, pa…”, Rama i kthehet qytetarit: Shaqo…

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here