Berisha: Ky është drejtori i policisë që i grabitën në shtëpi 550 mijë euro

Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook sms-në e një qytetari sipas të cilit, kandidatit për drejtor të përgjithshëm, Ardi Veliut, i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurosh.

Berisha shkruan se pas grabitjes, Ardi Veliu ka rënë në depresion sepse nuk mund t’a denonconte në polici vjedhjen pasi nuk mund ta justifikonte shumën e madhe të parave.

Kliko per me shume info

Mesazhdërguesi që kërkon të mbetet anonim thotë me siguri se Veliu do të jetë pasuesi i Haki Çakos pasi ditën e shkarkimit të këtij të fundit ai është parë të hyjë në zyrën e Erion Veliajt ku qëndroi 2 orë.

Sipas të njëjtit burim, në gusht të vitit 2013 në kohën që Veliu ishte Drejtor i Policisë Bashkiake në Vlorë atij i është vjedhur shtëpia.

Ai ka denoncuar mungesën e 12 milion lekëve të vjetra, por në fakt i morën 550 mije euro. Në SMS-në që publikon Berisha thuhet se Veliu vuri shpërblim 100 mijë euro për atë që gjente hajdutët, por shumën e saktë nuk mund ta deklaronte pasi nuk kishte se si ta justifikonte. Rrëfyesi thotë se Veliu kaloi në depresion dhe është kuruar për këtë ndërsa nga ajo ditë pësuar 3 infarkte.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.