Beqaresha e pafat, martohet me milionerin me një shikim

Soft

32-vjeçarja Stephanie, një oficere policie nga Epsom, Surrey u martua me një milioner, por kete fakt ajo e zbuloi vetëm pas ceremonisë se dasmes.

“Martesë me shikim të parë”, ku pas një sërë testesh psikologjike e shkencore, asaj iu gjet partneri më i përshtatshëm, pasi nuk kishte pasur fat me heret ne dashuri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte Ben, një 36-vjeçar, i cili përveçse një njeri tejet romantik dhe në kërkim të një partnereje, rastisi edhe me prona, vlera e të cilave kapnin milionat.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, çifti kishte pasur një tërheqje të menjëhershme, që në momentin e parë që ishin takuar.

Stephanie kishte qenë vetëm prej gati 1 viti përpara se të merrte pjesë në këtë eksperiment dhe rrëfeu se çdo lidhje që kishte pasur në të shkruarën kishte dështuar.

Terapisti dhe psikologu Jo Coker e bëri bashkë 32-vjeçaren me Ben për shkak të personaliteteve të tyre dhe dëshirës për të gjetur partner.

Ata u martuan në serinë e parë të spektaklit “Martesë me shikim të parë”, që transmetohet në Channel 4, Britani, ndonëse nuk ishin takuar kurrë më parë.

ME TE LEXUARAT