Digjet “Benz-i” në Vlorë, Policia: Zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet tip “Benz” është djegur pjesërisht gjatë natës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen “Hajro Çakërri” pranë xhamisë.

Policia bën me dije se automjeti që u përfshi nga flakët është në pronësi të qytetarit me iniciale E.A.

Kliko per me shume info

Makina ka qenë e parkuar kur ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga një person i paidentifikuar.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ”Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur Xhamia, është djegur pjesërisht, automjeti tip ”Benz” , në pronësi të shtetasit E.B..

Mjeti ka qënë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here