Bënte punë të paligjshme në Itali, dyshimet për 23 vjeçaren që humbi jetën në aksident

Aktualitet

Ndërkohë që vazhdojnë hetimet në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm në Maminas, misteret rreth ngjarjes sa vijnë e shtohen.

Ndërkohë mësohet se 23-vjeçarja, Elena Avdillari, ishte nisur drejt portit të Durrësit ku si destinacion do të kishte Italinë, por është kthyer pasi kishte shumë hyrje dalje drejt Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi vetëm në 2017 bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

Edhe më herët në një prononcim për mediat nëna e Elenës, Rozafa Glloga ka thënë se vajza e saj ka qenë disa herë në Itali, pasi atje punonte.

Nëna ka deklaruar se ajo me lekët që merrte në Itali mbante familjen dhe kjo ishte hera e katër që po ikte.

“Vajza ime shkonte here pas here ne Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 qe po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati qe nuk u nis ne Itali. Lajmin e vdekjes e kane mësuar shoqet e saj qe jetojne ne Itali pasi e panë ne televizor. Ne mengjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne dje na ndihmonte financjarisht pasi jemi te varfer. Une punoj ne fshese turni i 3 cdo nate”, tregoi mes dhimbjes nëna e viktimës.

ME TE LEXUARAT