Bashkë në shtrat, dalin fotot intime të deputetit shqiptar

Kosovë&Rajon

Gjatë shtatorit bëri bujë historia e deputetit të Kosovës, Haxhi Shala me Angelina Shalën. Fotot e publikuara nga ajo ku shfaqej krah deputetit bënë xhiron e rrjetit.

Deputeti i NISMA-s është i martuar dhe ka dy djem, që e bëri këtë çështje edhe më të madhe. Angelina pas publikimit të fotove ka marrë shumë kërcënime, por megjithatë vazhdon ta diskretitojë atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi ra qetësi disa kohë, Angelina është ritkthyer sërish sot duke publikuar një foto intime me deputetin ku të dy shfaqen duke u puthur në shtrat.

Më vonë ka postuar edhe një foto tjetër ku shfaqet në një lokal me deputetin teksa ai i ka hedhur dorën në qafë. Me siguri Angelina ka marrë sërish kërcënime, pasi foton e ka fshirë menjëherë.

Dy muaj më parë Angelina foli publikisht në një emision për njohjen me deputetin dhe si nisi historia e tyre. Angelina rrëfeu se e ka njohur deputetin gjatë kohës së luftës. Më pas ata ishin ndarë dhe ishin takuar rastësisht në Berlin 17 vjet më vonë.

Ajo tregoi se shkaku i ndarjes së tyre ka qenë martesa e Haxhi Shalës e ajo atë kohë nuk e dinte që ai ishte i martuar.

ME TE LEXUARAT