Basha uron Ermal Metën: Na gëzoi në këto kohë kur drejtohemi nga banditët!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar nje mesazh urimi per kantautorin shqiptar Ermal Meta qe fitoi festivalin Sanremo 2018.

Basha shkruan:
Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.

Kliko per me shume info

Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershēm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.
E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here