Basha thirrje për protesta: Qytetarët duhet të ngrihen për veten

Politikë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur në lidhje me heqjen e ndihmës ekonomike, të cilën e ka quajtur “emergjencë kombëtare”.

“E mbani mend para 5 vitesh si tha më punësoni që tju punësoj. Pra, qytetarë të Beratit keni punësuar një parazit. Mos e lejoni të luajë me bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ne nuk do i ndahemi kësaj emergjence kombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përballja do jetë në parlament dhe kudo. Ju bëjmë thirrje atyre që gjenden në nevojë ekstreme të mos i nënshtrohen fatit.

Shumica dërrmuese e këtyre familjeve nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Protestat e mëdha dhe të organizuara janë detyra e çdo qytetari. Ne i kemi organizuar, por çdo qytetar duhet të ngrihet për veten e tij. Duke nisur nga ju gazetarët”, deklaroi Basha.

ME TE LEXUARAT