Basha nxjerr faktet: Xhafaj gënjen, Nazer Seitaj u arrestua me urdhër të prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar sot dy dokumente në emisionin “Studio e Hapur” në News24 që sipas tij faktojnë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gënjeu për ekstradimin e Nazer Seitaj.

Basha tha se financieri i Habilajve është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe nuk mund të ekstradohej sepse ishte në hetim nga autoritetet shqiptare.

Kliko per me shume info

“Ky person nuk mund të ekstradohet dhe për një arsye të thjeshtë. Sa kohë është në hetim. Këtu tek ju ka thënë Ministri i Brendshëm tha se u arrestua me 20 tetor me urdhër të Interpolit. Ky është një mashtrim. Ja ku e keni dokumentin e policisë Vlorë, procesverbali kur ky ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale për të cilën po hetohet Tahiri dhe Habilaj. Ky është dokumenti që e vërteton. Xhafaj dy ditë më parë gënjeu, sepse ai e ka këtë dokument. Skandali është edhe më i thellë.

Ky proces ka nisur 2 herë dhe filtrat e shtetit kanë funksionuar dhe kanë thënë që ky person nuk mund të ekstradohet sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton. Është një mashtrim bajat i rëndomtë sepse Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar 3 letër-porosi për prokurorinë e Catanias. Janë gjurmët e gishtave të një kupole mafioze për të ndihmuar Saimir Tahirin dhe çështja e tij të zvarritet apo mundësisht të mbyllet çështja”, deklaroi Basha,

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here