Në prag të përvjetorit të Pavarësisë, Barbadosi njeh Kosovën

116 shtete që e njohin Pavarësinë e Kosovës janë bërë të enjten. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Brabadosi e ka njohur Kosovën. Njoftimin ai e ka shoqëruar edhe me një dokument.

“Në vigjiljen e festës së madhe të Pavarësisë edhe një njohje nga shteti i Barbadosit”, ka shkruar ai. Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

Kliko per me shume info

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeveirnë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën e njohjes.

“Ministria ka nderin që të informojë se Kabineti i Barbadosit ka aprovuar njohjen zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Rrjedhimisht, propozohet që zyrtarët përkatës të Barbadosit dhe të Kosovës në Nju-Jork, SHBA, të nënshkruajnë një komunikatë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve ndërmejt Barbadosit dhe Kosovës”, thekson letra nga Barbadosi.

Barbadosi gjendet në Amerikën e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here