Vetëm barazim për Real Madridin

Real Madrid ka vetëm barazim në takimin sotëm të zhvilluar në La Liga ndaj Levantes. Takimi përfundoi me rezultat 2-2, edhe pse të parët në epërsi kaluan madrilenët.

Pas këtij barazimi përkeqësohet edhe më tej pozita e klubit më të famshëm spanjoll, pasi është në pozitën e 4-të në la Liga me vetëm 39 pikë, kurse lider është Barcelona me 57 pikë.

Kliko per me shume info

Ky barazim ia ka përkeqësuar edhe më shumë punët trajnerit Zinedin Zidan, duke pasur parasysh se Levante është pranë zonës së rrezikshme tabelare dhe një klub dukshëm më i dobët se Reali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.