Banorët e përmbytur në Jug në pikë të hallit: Nga uji po dalin gjarpërinj

Aktualitet

"Gjarpërinj po dalin nga lumi Vjosë në zonën e Novoselës dhe Mifolit"- kështu shprehen banorët e frikësuar nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Me fryrjen e lumit Vjosë zvarranikët për t'ju larguar ujit janë zvarritur anës së shtratit dhe nuk është çudi që ndonjëri të përfundojë edhe nëpër banesat e përmbytura nga uji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se deri tani janë evakuuar rreth 30 shtëpi dhe nuk ka rrezik për banorët. Deri tani janë kryer disa operacione shpëtimi nga policia dhe ushtria në Levan dhe në Vlorë.

ME TE LEXUARAT