Mbështetur pas murit, me pranga në duar, shihni anëtarët e bandës së arestuar në Elbasan

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim në kuadër të operacionit “Porosia” të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

Shtetasit e arrestuar janë të gjithë nga Gramshi e Pogradeci. Në videon e publikuar nga policia, gjatë arrestimit, personat e ndaluar shihen të vendosur me kokë nga muri dhe me duart e prangosura.

Kliko per me shume info

Të arrestuarit janë:
– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Të arrestuarve iu gjetën drogë, fishekë, armë, e tritol. Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here