Banda e atentateve me tritol në Elbasan, arrestohet i kërkuari i shtatë

Bie ne prangat e policise njëri prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Porosia”. Policia njofton arrestimin e Erges Lipos, 30 vjeç banues në Pogradec.

Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive , e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Gjashte personat e tjere u arrestuan ne nje operacion te prokurorise dhe policise gjate dy diteve te fundit.

Ne pranga kane rene dy dite me pare shtetasit Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristjan Petani, Edmond Elezi, Gazmir Kokla dhe Ergest Lipo.

Gjate aksionit jane sekuestruar 82 kapllepe lende plasese me detonator te montuar 1.5 kg lende narkotike, 2 arme zjarri 440 cope fisheke dhe 15 telefona celulare./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.