Baltë nga ballkoni, rrëshqitje masive dheu në Gjirokastër, pallati në rrezik

Në Gjirokastër janë aktive tre rrëshqitje të mëdha që po rrezikojnë dy pallate disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme.

Situata ka nisur 9 vite më parë ku një pallat u shemb duke marrë tri jetë. Rrëshqitjet vijuan të kërcënojnë edhe gjatë viteve në vijim duke u shënuar 5 të tilla dhe kulmuan këtë fillim viti pas reshjeve intensive që përfshinë Jugun e vendit.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e tretë nga Kushtetuesja në procesin e Vetting-ut
Kliko per me shume info

Banorët e pallatit në lagjen “Kodra e Shtufit” thonë se ende janë të paqartë mbi masat ndërsa tregojnë se kodra kishte paralajmëruar për rrëshqitje rreth 2 muaj më parë kur u panë të çara në rrugën tashmë të shembur por nuk u morr asnjë masë për parandalimin.

Nëse kërkesa e bashkisë do të marrë përgjigje për shpalljen e gjendjes së emergjencës civile pritet që ndërhyrjet të shtrihen në një territor të gjerë të prekur prej pasojave të motit brenda në qytet dhe në tri njësi administrative.

LEXO EDHE:  E dogjën në fytyrë me acid teksa po shkonte në punë, Vilma Dule përmirësim mbresëlënës

Të dielën bashkia bëri me dije se situata alarmante i tejkalon mundësitë e ndërhyrjes prej buxhetit lokal.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here