Balla në Kalanë e Elbasanit: Projekt nga BE për nxitjen e turizmit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët Evis Kushi dhe Arben Kamami inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të Kalasë së Elbasanit.

Ky projekt synon jo vetëm të përmirësojë jetesën e banorëve të kësaj zone, por edhe të nxisë rritjen ekonomike përmes aktivitetit të zgjeruar të turizmit kulturor. Gjithashtu me anë të kësaj ndërhyrjeje synohet edhe ruajtja, restaurimi dhe vlerësimi i qendrave të trashëgimisë kulturore dhe historike. Gjatë inspektimin Balla thekoi punën e mirë të Bashkisë së Elbasanit për të thithur investime në dobi të qytetit.

LEXO EDHE:  Vlahutin i dorëzon Bashës rekomandimin e KE për negociatat
Kliko per me shume info

“Bashkia Elbasan është një prej pak bashkive që është vlerësuar edhe nga Komisioni Europian si një entitet i besueshëm për të investuar fonde të Komisionit Europian dhe ky projekt është tërësisht i financuar nga delegacioni i BE në Tiranë e cila ka bërë të mundur risjelljen në identitet të rrugëve me kalldrëm me gurë sipas modelit tipik shqiptar pa përdorur betonin, por thjesht me gurë dhe me rërë me qëllim që të ruhet ajo traditë e mirë e teknikës së kalldrëmit shqiptar”, tha Balla.

LEXO EDHE:  "Nuk ka bir k....", "Saimir Tahiri kërcënoi për herë të dytë publikisht Edi Ramën"

Sipas Ballës, faza e dytë e projektit do të jetë nxitja e turizmit brenda kalasë. “I gjithë qëllimi ynë është që kjo kala të jetë tërësisht e vizitueshme, por për këtë kontekst duhet të nxisim të gjitha familjet që t’i kthejmë një pjesë të ndërtesave në industry shërbimi.” Shtrimi i rrugëve të kalasë është bërë më kalldrëm, si shtrimi i dikurshëm duke u plotësuar me të gjitha elementët e zhvillimit urban si ndriçim, stola dhe sistemim të gjelbërimit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here