Balla e quajti kukuvajkë, reagon deputetja e LSI-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka tentuar të japë një deklaratë për mediat pas seancës plenare, por nuk është lejuar të flasë nga deputetet e LSI.

Ata kanë ndërhyrë duke folur në të njëjtën kohë me Ballën, i cili nuk e ka ndërprerë fjalën. Deputetet Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi ndërhynin me zë të lartë me qëllim që asnjë fjalë e Ballës të mos kuptohej.

Kliko per me shume info

Sakaq, Balla i quajti deputetet kukavajka. Kejdi Mehmetaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook duke e quajtur deputetin e PS-së si aktor i kinostudios Rilindja e Re.

“Dikur bënte rolin e Pjetër Mustakuqit ndaj institucioneve publike. Sot bën rolin e Taulantit që kërkon të bëhet ministër, por s’po e bëjnë dot!”- shkruan deputetja e LSI-së.

Postimi i plotë:

Taulanti aktor i kinostudios Rilindja e re! Dikur bënte rolin e Pjetër Mustakuqit ndaj institucioneve publike. Sot bën rolin e Taulantit që kërkon të bëhet ministër, por spo e bëjnë dot!

Ps. Të fala nga rinia shqiptare që uron me shpirt të mos ju shoh më as vërdallë nëpër Shqipëri e jo më në parlament!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here