Balerini i famshëm bën rrëfimin shokues për BBC: 20 orë udhëtim me anije drejt Italisë, vidhnim për mbijetesë

Balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu ka bërë një rrëfim të gjatë për BBC-në, për jetën e tij në Shqipëri dhe Itali. Kadiu ka treguar vështirësitë e tij për të shkuar në shtetin fqinj për një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrat e tij.

Gjatë rrëfimit të tij, balerini tregon se herën e parë që shkoi në Itali ishte me anijen e famshme të vitit 1991, por fati nuk e ndihmoi dhe atë e kthyen pasi Shqipëria ishte vend demokratik dhe nuk mund të kërkonte azil.

Kliko per me shume info

Por fati i trokiti sërish, dhe herën e dytë, Kadiu shkoi në Itali në mënyrë ligjore pasi fitoi një kontratë me një kompani italiane. Por jo çdo gjë ishte ashtu siç ai i kishte menduar, pasi iu desh që të punonte punë të ndryshme dhe të vidhte në supermarkete gjëra të vogla si djathë apo mish, për mbijetesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.