“Habilaj”, avokati i Nezar Seitit rrëzon opozitën: Nuk kërkoi të fliste për Saimir Tahirin

Aktualitet

Avokati i Nezar Seiti, person i dyshuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të Habilajve, ka hedhur poshtë deklaratat e opizutes se klienti i tij ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen “Habilaj”.

Nisur dhe nga deklaratat politike te bera nga opozita gjate diteve te fundit, avokati Detar Hysi është shprehur se Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqimin në asnjë fazë të hetimit edhe procedimit penal, në Shqipëri apo Itali, për t’u rrëfyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, Seiti nuk ka njohje me disa nga të pandehurit e çëshjtes në hetim duke e vënë atë në pozita të tjera proceduriale të cilat do të dalin gjatë hetimit me ndryshimin e masës së arrestit.

Nesar Seiti u ekstradua ne Itali disa dite me pare edhe pse ndaj tij kishte nisur nje hetim nga ana e prokurorise se Krimeve te Renda per akuzen e trafikimit te droges.

ME TE LEXUARAT