‘Do bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë’, avokati i Nazer Seitit sqaron të vërtetën: Ja qëndrimi i klientit tim

Çështja e ekstradimit në Itali të Nazer Seitajt, i ashtuquajturi financieri i Habilajve, ka ngjallur debate të forta në vend, si dhe u bë shkak i një situate të tensionuar në seancën plenare të së enjtes. Ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha tha se ekstradimi i Seitit u bë dy ditë pasi ai kishte deklaruar se do të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë për çështjen “Habilaj”.

Por avokati i Nazer Seitajt, Detar Hysi ka reaguar ditën e sotme, duke sqaruar qëndrimin e klientit të tij.

Kliko per me shume info

Sipas tij Nazer Seitaj nuk ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen e njohur si “Habilaj”.

“Nisur edhe nga përmasat mediatike që ka marrë çështja e klientit tim, dua të sqaroj nëpërmjet jush, opinionin publik se me përgjegjësinë ligjore, klienti im, në asnjë rrethanë nuk ka kërkuar të jetë rrëfimtar në çështjen e njohur si Habilaj..

Nisur edhe nga deklaratat politike, deklaroi me përgjegjësinë e mbrojtjes se i pandehuri Nezar Seiti nuk ka dhënë pëlqimin në asnjë faze të hetimit edhe procedimit penal, qoftë në vend qoftë në Itali.
Klienti im nuk ka njohje me disa nga të pandehurit e çështjes në hetim. Kjo e vë atë në pozita të tjera procedurale të cilat do të dalin gjatë hetimit me ndryshimin e masës së arrestit. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, shprehet avokati Detar Hysi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.