Avokati me akuzë të fortë: Kreu i Krimeve të Rënda kërcënoi biznesmenin që të dëshmojë kundër Shullazit

Aktualitet

Vijon marrja e dëshmive të dëshmitarëve në seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit. Në gjyq sot kanë dëshmuar dy avokatët e Shullazit, Nexhdet Kambo dhe Alban Qafa.

Në dëshminë e tij, avokati Kambo ka bërë një akuzë të fortë për kreun e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdërmataj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kambo deklaroi se Hajdërmataj në vitin 2016 ka takuar Ylvi Beqaj, biznesmenin që denoncoi kërcënimet nga Shullazi, që të dëshmonte kundër tij.

Sipas Kambos, në takimin mes tyre te 21 dhjetori ai i ka thënë “nëse nuk dëshmon kundër Shullazit do të akuzojmë për financim te grupit te strukturuar kriminal”.

 

ME TE LEXUARAT