Avokatët e drejtorëve të ARRSH-së marrin fitoren e parë, largohet gjyqtarja nga procesi

Idushe Maliqi, gjyqtarja e procesit të rrugëve që po zhvillohet në Elbasan do të tërhiqet nga gjykimi në ngarkim të Dashamir Xhikës, Andi Tomës dhe zyrtarëve të tjerë të firmave private që sipas prokurorisë kanë abuzuar me fondet në rrugën Elbasan-Gjinar, me një dëm shtetit në vlerë 5 miliardë lekë.

Avokati i Andi Tomës Neshat Fana kërkoi përjashtimin e gjyqtares Maliqi dhe duket se kjo ka ndodhur. Kjo është fitorja e parë e avokatëve ndaj prokurorisë. Për një orë, do të vendoset një gjyqtar tjetër për cështjen për të caktuar masën e sigurisë për gjashtë të pandehurit. Seanca e sotme, në të cilën mori pjesë edhe ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto por edhe familjarët e të pandehurve, u shoqërua me debate të ashpra mes avokatëve, prokurores Armanda Xhaferri por edhe gjyqtares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here