U nis nga Moska, rrëzohet avioni me 71 persona në bord

Një avion rus me 71 persona në bord së bashku me anëtarët e ekuipazhit u zhduk nga radarë sapo u nis nga aeroporti i Moskës dhe më pas u rrëzuar, raportojnë mediat e huaja.

Aeroplani Saratov Airlines An-148 jet ishte duke fluturuar në drejtim të qytetit Orsk, kur ai u zhduk.

Kliko per me shume info

Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani u rrëzua dhe të gjithë personat që ishin në bord kanë vdekur, shkruan BBC.

Burimi tha se avioni kishte rënë në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 km në juglindje të Moskës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here