Arrestohen autorët e grabitjes me armë në Shkodër, si ra policia në gjurmët e tyre

Aktualitet

Policia ka arrestuar dy autorët e grabitjes së banesës në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër.

Mësohet se gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia ka gjetur në Tiranë edhe makinën e grabitur dhe kjo mendohet se është një nga gjurmët që coi në arrestimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE:

Arrestohet një grup kriminal ku operonin në qarkun Shkodër, në fushën e grabitjeve me armë Më datë 20.02.2018, rreth orës 24:00, në fshatin Shirq, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit M. A, të cilët kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh, dhe automjetin e parkuar në oborr.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku pas një pune intensive të bërë nga strukturat e D.V.P. Shkodër, Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat F.N.Sh Shkodër në bashkëpunim me D.V.P. Tiranë, Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij grupi kriminal të dyshuar për këtë ngjarje, ku sëbashku me personat janë gjetur mjeti dhe të gjitha sendet e vjedhura në banesën e shtetasit M.A.

Për arsye të hetimeve emrat e personave dhe detaje të tjera nuk bëhen publike në lidhje me këtë ngjarje.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi që dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në rrethin e Shkodrës. Në përfundim të veprimeve do ketë komunikim tjetër

ME TE LEXUARAT