Atentati ndaj Lulzim Kullës, ja emrat e të arrestuarve

Tre persona u arrestuan orët e para të mëngjesit në Shkodër, si të dyshuar në atentatin e 13 Janarit, ku të plagosur mbetën 8 persona, mes tyre edhe Lulzim Kulla. Ky i fundit, sipas hetimeve të deritanishme, ishte shënjestra e sulmit me eksploviz. Endri Çopja, Alger Lulaj, Serxho Teta, janë vënë në pranga.

Rezultat e aksionit të koduar “Togeather”, i dha në një konferencë për mediat kreu i Drejtorisë së Policisë Shkodër, Gjovalin Loka dhe kryeprokurori i Shkodër.

Kliko per me shume info

Konferenca e Drejtorit Vendor të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka:

Përshëndetje,

Sot, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan  ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua  operacioni policor “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan  shtetasit:

– Endri Çopja 29 vjeç

– Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masë sigurie “Arrest në burg, në mungesë”, për veprat penale “Vrasje ne? rrethana te? tjera cile?suese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkate?rrimi i prone?s me eksploziv”,  të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24  vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime qe? pengojne? zbulimin e se? ve?rtete?s”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e  plotë ligjor të kësaj vepre penale.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkoder, Drejtues i Pare Gjovalin Loka sebashku me Prokurorin e Rrethit Z. Anton Martini, në konferencë për shtyp për operacionin "Together", per dokumentimin me prova ligjore te ngjarjes me eksploziv te ndodhur me date 13 Janar 2018.Arrestohen tre persona e sekuestrohen nje sere provash materiale.

Posted by Policia e Shtetit on Donnerstag, 8. Februar 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.