Atentati me eksploziv ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, kapet në Elbasan banda e minave me celularë

Kliko per me shume info

Së paku 4 persona janë shoqëruar nga autoritetet në qytetin e Elbasanit, të dyshuar si bashkëpunëtorë të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, në Shkodër.

Të arrestuarit u zbuluan nga kamerat e sigurisë. Ata janë banorë të Elbasanit dhe u gjetën në shtëpitë e tyre, ndërsa nuk dihet ende se cili ka qenë roli i këtyre personave në këtë ngjarje.

Kliko per me shume info

Nga atentati në lagjen “Rus” në Shkodër, të ndodhur më 13 Janar, mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe shënjestra e atentatit, 42-vjeçari Kulla.

Policet mesohet se gjetën në Elbasan edhe makinën që dërgoi në Shkodër motorin me sasinë e tritolit.

Në operacionin e së mërkurës në mbrëmje në qytetin e Elbasanit morën pjesë dhjetëra forca speciale, forcat RENEA që drejtoheshin nga Krimet e Rënda të Policisë së Shtetit dhe drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.