Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, pas Elbasanit edhe shtatë të ndaluar në Shkodër

Pas prangosjes se disa personave ne Elbasan, edhe shtatë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës të ndodhur në janar të 2018.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit blic i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Kliko per me shume info

Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla. Emrat e disa prej të ndaluarve janë Endri Copja, Alfred Sula, Bruno H dhe A.L. Mbrëmë në Elbasan u ndaluan 4 persona si të dyshuar si autorë të shpërthimit me ekzploziv në 13 janar 2018 në Shkodër.

Mes personave të plagosur ishte dhe Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ishte shënjestër e atentatit. Mësohet se policia ka zbuluar autorët e ngjarjes përmes filmimeve të kamerave të bizneseve.

Bëhet e ditur se motori me të cilin u krye shpërthimi u dërgua me makinë nga Elbasani drejt Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.