Atentati i Çapjes, ‘ping-pong’ akuzash për Hasanpapën

Prokuroria e Elbasanit kërkon ndryshimin e akuzës për Shkëlzen Hasanpapën, nga kanosje në vrasje e mbetur në tentativë.

Më herët prokuroria e kualifikoi akuzën ndaj tij si plagosje duke lehtësuar pozitën penale të të riut.

Kliko per me shume info

Në qershor të vitit 2016 Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Çapja dhe mikun e tij Bledar Muça, duke derdhur një breshëri automatiku mbi makinën me të cilën ata udhëtonin. Në këtë ngjarje mbeti e plagosur edhe një oficere policie.

Shkëlzen Hasanpapa u identifikua si autor i dyshuar i kësaj ngjarje pas identifikimit që ju bë AND-së së provave të gjetura me AND e prindërve të tij. Pasi u shpall në kërkim ai u arrestua në Holanda në shkurt të vitit 2017 ndërsa pas ekstradimit nisi gjykimi i tij në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.